Një ngjarje e rëndë është zbuluar në Kaliforni, ku djali 19-vjeçar i fotoreporterit britanik Paul Loëe, është arrestuar nga autoritetet kaliforniane, të cilat e akuzojnë për vrasjen e babait të tij më 12 tetor, në malet e San Gabriel.
Fotoreporteri britanik, i cili mbuloi konfliktet ushtarake, duke përfshirë rrethimin e Sarajevës, u gjet në një shteg ecjeje me plagë vdekjeprurëse me thikë në qafë, sipas të dhënave të zyrës së ekzaminuesit mjekësor në Los Anxhelos.
Emir Loëe, i akuzuar për vrasje do të paraqitet në gjykatën e Ëest Covina.