Turqia mbështet unitetin dhe sovranitetin e Ukrainës

Turqia mbështet unitetin dhe sovranitetin e Ukrainës, tha sot zëdhënësi presidencial turk Ibrahim Kalin për televizionin Al Jazeera.

Kalin i tha kanalit televiziv të Katarit se lufta në Ukrainë nuk ishte e justifikuar, por kanalet e komunikimit me Rusinë duhet të mbahen të hapura.

Të lidhura

None found

“Turqia po përpiqet t’i japë fund luftës në Ukrainë përmes dialogut me Moskën dhe Kievin,” tha ai.

 


Shtuar 27.03.2022 15:21