Trump zgjat me 10 ditë pezullimin e sulmeve ndaj centraleve energjetike iraniane: Ma kërkoi qeveria e Iranit

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka njoftuar zgjatjen me 10 ditë të pezullimit të sulmeve ndaj centraleve energjetike iraniane.

Njoftimi u bë përmes një postimi në Truth Social, ku Trump theksoi se vendimi vjen pas një kërkese nga qeveria iraniane.

Të lidhura

None found

Ai shtoi gjithashtu se bisedimet mes Shtetet e Bashkuara dhe Irani janë ende në zhvillim dhe, sipas tij, po ecin mirë.

“Sipas kërkesës së qeverisë iraniane, kjo deklaratë shërben për të njoftuar se po zgjas periudhën e pezullimit të goditjeve ndaj termocentraleve me 10 ditë, deri të hënën, më 6 prill 2026, në orën 20:00, sipas orës Lindore. Bisedimet janë duke vazhduar dhe, pavarësisht deklaratave të gabuara nga mediat e lajmeve të rreme dhe të tjerë, ato po shkojnë shumë mirë. Faleminderit për vëmendjen tuaj ndaj kësaj çështjeje”, shkruan Trump.


Shtuar 26.03.2026 21:59

Tags: ,