Ish-presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, është shprehur se Princ Harry është “një turp”. Madje ai ka parashikuar se martesa e tij me Meghan Markle do të ketë një fund të “keq”.
Teksa fliste në një intervistë në emisionin “Piers Morgan Uncensored”, Trump pohoi se Duka e Sussex “po tërhiqet për hunde” nga ish-aktorja e famshme.
“Harry është goditur me kamxhik. E dini shprehjen?” u shpreh ish-presidenti amerikan, duke shtuar se “Princi është fshikulluar si asnjë person tjetër që mendoj se kam parë”.
“Unë nuk jam një fans i Meghan”, vazhdoi me tej ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë.
Më pas Donald Trump i tha Piers Morganit se ai mendon se çiftit tani duhet t’i hiqen titujt e tyre mbretërorë.
“E vetmja gjë që nuk pajtohem me Mbretëreshën për ndoshta një nga të vetmet gjëra është se unë mendoj se ajo duhet të kishte thënë, ‘Nëse kjo është zgjedhja juaj, mirë. Por ju tani nuk keni më tituj’”, tha Trump.
Ndërsa kur u pyet në lidhje me martesën e çiftit mbretëror, Trup u përgjigj: “Unë kam qenë një parashikues shumë i mirë, siç e dini. Unë parashikova pothuajse gjithçka. Do të përfundojë dhe do të përfundojë keq”.