Trondit aktorja e njohur: Ndihem e lumtur që mami im ndërroi jetë

Aktorja e njohur Jennette McCurdy i ka habitur të gjithë me një deklaratë mbi vdekjen e mamasë së saj.

Aktorja shprehet e lumtur për vdekjen e së ëmës, pasi sipas saj, kjo e fundit kishte abuzuar me të për vite me radhë.

Ajo ankohet se mamaja e saj në moshën 11 vjeçare e ka mësuar atë të ushqehet në një mënyrë të pashëndetshme, aq sa t’i sillte probleme shëndetësore.

“Unë jam e kënaqur që vdiq mamaja ime dhe nuk do të gënjejë se ishte shumë e vështirë të arrija deri këtu. Por tani jam në një vend të jetës sime që kurrë nuk do ta kisha menduar se ishte e mundur dhe në fund ndjehem e lirë.

Kujtimet e mija të hershme ishin ato të kaosit, ku emocionet e mamas sime ishin jo të rregullta sa ishte si të ecje në litar përditë.

Luhatjet e humorit të saj ishin të pranishme dhe nëna ime ëndërronte të bëhej aktore e famshme prandaj ishte e fiksuar të më bënte një yll”, ka rrëfyer aktorja./albeu.com