Travis Scott lirohet nga burgu, poston foton e edituar ku “tallet” me arrestimin e tij

Reperi i njohur Travis Scott është liruar nga burgu vetëm pak orë pas arrestimit të tij në Mami. Mësohet se reperi ka paguar një gjobë prej 650 dollarësh për dy akuzat që rëndonin mbi të.

Ndaj Scott rëndonin akuzat e shkeljes së pronës private dhe dehjes e cila shkaktoi sjellje të papërshtatshme në një varkë. Në deklaratën e autoriteteve thuhet: Gjatë gjithë ecjes së gjatë nga anija në shëtitore, i pandehuri kthehej mbrapa duke u bërtitur e duke ofenduar pasagjerët e varkës.

Përveç ofendimeve, reperi ka bërtitur me zë të lartë duke shqetësuar jo vetëm pasagjerët e varkës por edhe banorët aty pranë. Kur u pyet nga policia nëse kishte pirë reperi u përgjigj: Është Miami…, duke lënë të kuptohet se ishte në gjendje të dehur.

Menjëherë pas lirimit të tij, Scott ka bërë një postim të shkurtër në X, ku shkruan: Lol

Pas atij postimi, reperi bëri edhe një tjetër ku shkroi: Edhe gjashtë ditë nga turi Maximus. Sa për informacion do të shkoj. Me këtë postim reperi njofton se arrestimi nuk do të ndikojë në turin e tij i cili nis së shpejti në fund të këtij muaji.

Një tjetër postim i fundit i reperit në Instagram mori vëmendjen, ku ai shfaq një foto të edituar të tijën nga burgu me syze dhe kufje.


Shtuar 20.06.2024 18:55