Tragjedi në një tempull hindu në Indi, 7 viktima dhe 19 të plagosur

Një situatë paniku në një tempull hindu në shtetin indian të Biharit ka lënë të paktën shtatë persona të vdekur dhe 19 të plagosur.

Incidenti u regjistrua në tempullin Ashok Dham, në distriktin Lakisharai, ndërsa një numër i madh besimtarësh ishin grumbulluar për të nderuar perëndinë Shiva.

Të lidhura

None found

Autoritetet bënë të ditur se paniku nisi pasi u përhapën zëra se një shtyllë elektrike kishte rënë mbi besimtarët. Njerëzit tentuan të largoheshin me shpejtësi, duke shkaktuar shtyrje mes turmës dhe një rrëmujë me pasoja tragjike. Shtatë persona humbën jetën, kurse 19 të plagosurit u transportuan në spital.

Sipas autoriteteve lokale, gjendja është vënë tashmë nën kontroll. Kreu i qeverisë së Biharit e përshkroi ngjarjen si tragjike dhe deklaroi se familjet e viktimave do të përfitojnë nga 400 mijë rupi kompensim, një shumë e barasvlershme me rreth 3,600 euro.

Incidente të tilla ndodhin shpesh në Indi gjatë grumbullimeve të mëdha fetare dhe politike, ku prania e turmave masive dhe masat e pamjaftueshme të sigurisë mund të sjellin pasoja tragjike.

Gjatë muajve të fundit, ngjarje të ngjashme kanë shkaktuar viktima në disa shtete të Indisë. Në vitin 2024, rreth 120 persona humbën jetën gjatë një tubimi fetar në Uttar Pradesh.


Shtuar 17.08.2026 11:35

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişjojobet