Alarm sigurie në Londër, kryeministri Burnham komunikoi me një person që shtirej si ndihmësja e Trump

Andy Burnham, kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, ka komunikuar përmes mesazheve me dikë që pretendonte se ishte Susie Wiles, shefja e stafit të Presidentit amerikan Donald Trump. Më pas u ngritën dyshime se bëhej fjalë për një person që imitonte Wiles.

Të lidhura

None found

POLITICO e bëri publik ekskluzivisht rastin, duke iu referuar katër zyrtarëve që kishin dijeni për çështjen. Ata thanë se Burnham mendonte se po shkëmbente mesazhe me Wiles, deri në momentin kur u vu në pikëpyetje vërtetësia e kontaktit.

Sipas një burimi të njohur me komunikimet, pas marrjes së postit të kryeministrit nga Burnham u dërguan dhe u morën “disa mesazhe”. I njëjti person këmbënguli se në to nuk kishte informacione të rëndësishme.

Shqetësimi për ngjarjen ishte i tillë sa Ambasada britanike në Uashington ia referoi çështjen Shtëpisë së Bardhë, siç pohuan dy prej zyrtarëve të cituar nga POLITICO. Në radhët e qeverisë britanike u shfaqën dyshime se telefoni i Susie Wiles mund të ishte hakuar përsëri, ndërsa Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë koment për rastin.

Downing Street shmangu një reagim të drejtpërdrejtë mbi incidentin, me argumentin se nuk komenton çështje që lidhen me sigurinë kombëtare.

Ngjarja sjell sërish në vëmendje një rast të ngjashëm të ndodhur vitin e kaluar. Në atë kohë, autoritetet amerikane hapën një hetim pasi senatorë, guvernatorë dhe drejtues biznesesh kishin marrë telefonata e mesazhe nga dikush që deklaronte se ishte shefi i stafit të Trump.

Në raportimet e mëhershme thuhej se Wiles i kishte njoftuar bashkëpunëtorët se kontaktet e ruajtura në telefonin e saj ishin hakuar.

Ende nuk është bërë e ditur se cilat tema u trajtuan konkretisht mes Burnham dhe imituesit të Wiles, si dhe për sa kohë vazhdoi komunikimi.

Burnham e mori detyrën e kryeministrit më 20 korrik 2026, pasi më 18 qershor kishte triumfuar në zgjedhjet e pjesshme në Makerfield.


Shtuar 17.08.2026 11:35

holiganbetholiganbetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetJojobetHoliganbetjojobetgrandpashabetganobetcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alCasibomAnkara escortAnkara escortcasibommarsbahiscasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisJojobetCasibomholiganbetJojobet Girişultrabetcasibom orjinaljojobetcasibombetciocasibom girişholiganbetGüncel ve Resmi Casibomcasibomonwin girişjojobet