Tjetër tragjedi në Turqi, pallati i dëmtuar nga tërmeti shëmbet, raportohet për viktima dhe persona të zhdukur

Një person raportohet i zhdukur, një tjetër i plagosur dhe dyshime për tjetër viktimë, pasi një ndërtesë gjashtëkatëshe është shembur në qytetin turk Şanlıurfa si pasojë e dëmtimeve nga tërmetet e fuqishme të shkurtit.

Pallati që shihni si rrënojë, në foto, ndodhej në lagjen Haliliye dhe është shembur plotësisht sot.

Të lidhura

None found

Por drama nuk mbaron këtu. Autoritetet thonë se nën rrënoja është e mundur të ketë ngelur një person, ndërsa një person tjetër është dërguar në spital me plagë të ndryshme.

Dëshmitarët thanë se ndonëse godina ishte vlerësuar si e pabanueshme, ata shkonin herë pas here për të marrë gjërat e tyre.

Një prej tyre tregoi se vetëm 15 minuta para shembjes, ishte futur të merrte diçka në katin e pestë ku kishte apartamentin.


Shtuar 6.03.2023 20:18