Një tjetër tragjedi në ajër është shënuar ditën e sotme ku kanë mbetur të vdekur të gjithë udhëtarët. Ngjarja e rëndë u regjitrua në veri të Kolumbisë ku një avion i vogël u rrëzua. Nga 10 viktimat e aksidentit tragjik, 5 persona ishin anëtarë të një familje.
Guvernatori i provincës Antioquia, Andrés Julián Redon, njoftoi se “nuk u gjet asnjë i mbijetuar” nën rrënoja.
Ndërsa një hetim ka nisur mbi shkakun e rrëzimit të avionit, kontrollet e trafikut ajror treguan se ata humbën kontaktet papritur me avionin.
Në shumë zona të izoluara të Kolumbisë, transporti bëhet me avionë të vegjël privatë dhe aksidentet janë një dukuri e shpeshtë për këtë zonë.
Në vitin 2023, katër fëmijë të vegjël u gjetën të gjallë pasi mbijetuan 40 ditë në xhunglën e Amazonës pasi avioni në të cilin ndodheshin u rrëzua. Fëmijët ishin të vetmit të mbijetuar dhe historia e tyre bëri bujë në mbarë botën.