Thyejn rekord temperaturat, Në ishullin e Kretës shënohet marsi më i nxehtë në 20 vitet e fundit

Ishulli i Kretës në Greqi ka shënuar sot një rekord të ri me temperaturat më të larta që janë shënuar atje gjatë muajit mars në 20 vitet e fundit.

Meteorologët grekë thanë se në Kretë temperaturat në shumë zona kaluan edhe mbi 32 gradë celcius. Sa i përket temperaturave më të larta, termomentri arriti pikën më të lartë sot në Alikianos Chania 32.6 gradë, ndërsa në qendër të Chania 32.5 gradë.

Drejtori i kërkimeve në Observatorin e Athinës, Kostas Lagouvardos, tha për protothema.gr se këto janë temperatura që arrijnë apo edhe tejkalojnë rekordet e muajit mars në 20 vitet e fundit në Greqi.

Përjashtim nga temperaturat e ngrohta ishin zonat e Greqisë Veriore ku termometri sot nuk i ka kaluar vlerat mesatare normale për sezonin.

Meteorologët thanë se rritja e temperaturave janë favorizuar nga pluhuri afrikan që ka pushtuar edhe vendin tonë.


Shtuar 27.03.2024 19:06