Turqia po përjeton makthe pas tërmetit vdekjeprurës 7.8 Rihter, i cili përveç se qindra jetëve të humbura, ka shkatërruar mijëra ndërtesa.
Mes tyre Kalaja e Gaziantepit, vepër e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.
2,200 years old Gazintap Castle destroyed by the earthquake in Turkey.
Before vs Now. pic.twitter.com/vAtIWhmlsA
— Xavi Ruiz (@xruiztru) February 6, 2023
“Disa nga muret në pjesët lindore, jugore dhe juglindore të kështjellës historike në rrethin qendror të Sahinbay u shkatërruan nga tërmeti. Kangjellat U shemb edhe muri mbajtës pranë kalasë. Ka çarje të mëdha“, njoftoi agjencia shtetërore turke e lajmeve Anadolu.
View this post on Instagram
Kupola dhe muri lindor i Xhamisë historike Sirvani, e cila ndodhet pranë kështjellës dhe thuhet se është ndërtuar në shekullin e 17-të , gjithashtu u shemb pjesërisht.
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, tha se numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm ka shkuar në 912, ndërkaq numri i përgjithshëm nga tërmeti që goditi edhe Sirinë, arrin në mbi 1.300 persona.
Tërmeti prej 7.8 shkallësh të Rihterit goditi të hënën juglindjen e Turqisë dhe veriun e Sirisë.
Autoritetet në Turqi dhe Siri kanë raportuar po ashtu për mijëra persona të plagosur.
Sipas autoriteteve të Turqisë, dhjetë qytete turke janë prekur nga tërmeti. Ato janë: Gaziantepi, Kahramanmarashi, Hatai, Osmanije, Adijamana, Malatia, Shanliurfa, Adana, Dijarbakiri dhe Kilisi.
Sipas gërmimeve arkeologjike, kalaja u ndërtua për herë të parë si një pikë vëzhgimi gjatë periudhës romake në shekullin II-IV pas Krishtit dhe u zgjerua me kalimin e kohës./albeu.com/