Tërbohet moti, retë monstruoze “pushtojnë” qytetin gjerman

Një re e frikshme në formë brezi rrotullohej sot mbi shtetin jugperëndimor gjerman Baden-Wurttemberg, teksa stuhitë dhe reshje dhe erë kanë shkaktuar dëme dhe disa plagosje në shtetin fqinj të Bavarisë ditët e fundit.

Pamjet e sotme të qiellit të jugut të Gjermanisë ishin nga më dramatiket gjatë stuhisë së ditëve të fundit. Prej disa ditësh stuhi të pazakonta kanë goditur Gjermaninë Jugore duke rrëzuar pemë dhe duke shkaktuar evakuime të kampeve turistike pranë liqenit Constance.

Në zonën e liqenit në kufi me Zvicrën disa njerëz raportohej të ishin plagosur nga pemë ose degë pemësh të thyera nga erërat. Stuhia ka shkaktuar probleme në qytetin turistik të Nördlingen, në Bavaria ku policia tha se tre persona ishin plagosur nga goditje objektesh prej erërave.

Treni qytetar në kryeqytetin e Bavarisë, Munich, u mbyll dy ditë më parë dhe disa pjesë të hekurudhës vijonin të mbeteshin të mbyllura dhe sot, njoftonte hekurudha Deutsche Bahn. Moti i keq pritet të vazhdojë sot në dy shtet jugore Bavari dhe Baden-Wurdemberg, me shi deh breshër, thanë zyrtarët.


Shtuar 25.08.2023 18:52