Temperaturat ekstreme shkaktojnë mbi 15,800 vdekje në Gjermani, shifër rekord

Të dhënat zyrtare tregojnë se mbi 15,800 persona kanë humbur jetën këtë vit në Gjermani nga shkaqe të lidhura me vapën e skajshme, duke shënuar një nivel rekord.

Instituti Robert Koch bëri të ditur në raportin e tij javor se grupi më i prekur përbëhej kryesisht nga persona mbi 75 vjeç, të cilët kishin probleme shëndetësore të mëparshme. Sipas institutit, vdekjet zakonisht nuk shkaktohen drejtpërdrejt nga goditja e nxehtësisë, por nga ndërveprimi i temperaturave të larta me sëmundje kardiovaskulare, pulmonare ose të veshkave.

Të lidhura

None found

Në javën e 26-të kalendarike, nga 22 deri më 28 qershor, e cila u karakterizua nga nxehtësi veçanërisht e fortë, u regjistruan 9,600 vdekje. Gjatë kësaj periudhe, temperaturat kapërcyen 40 gradë në shumë zona të vendit. Ndërkohë, nga fundi i korrikut deri më 16 gusht, rreth 4,000 vdekje të tjera u lidhën me vapën.

Ndikimi i temperaturave të larta dhe i thatësirës së zgjatur ishte gjithashtu pjesë e mbledhjes dyditore të kabinetit. Kancelari Friedrich Merz nënvizoi megjithatë se ndërmarrja e masave të nevojshme i takon shteteve.


Shtuar 27.08.2026 14:16

sultanbeyli escortiptv satın alHoliganbetAnkara escortAnkara escortmarsbahis girişcasibomcasibomparmabet girişHoliganbetMarsbahisholiganbetMarsbahisonwinjojobetcasibomcasibomartemisbet girisartemisbetholiganbetjojobetjojobetmeritkingmeritkingmarsbahisMarsbahismatbetmarsbahisgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetligobetroyalbetjojobetjojobetjojobet girişMarsbahis GirişonwinJojobetjojobetcasibom