Tre persona dyshohen se kanë dhunuar një person tjetër në Burgun e Dubravës.
Të lidhura
None found
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, deklaroi në emisionin “Kosova Today” se për këtë ngjarje është hapur rast për veprën e rëndë penale “Dhunimi”.
Sipas Nikçit, rasti i dyshuar ka ndodhur në Qendrën Korrektuese të Dubravës, ndërsa tre persona dyshohet se janë autorë të veprës penale.
Ai bëri të ditur se viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor dhe se, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, është dërguar për ekzaminim.
