Të paktën shtatë persona u vranë dhe 29 u plagosën nga sulmet ruse në Ukrainën lindore të premten.
Ndërkohë sulmet ukrainase në territorin e pushtuar vranë pesë persona dhe plagosën 26 të tjerë, njoftuan zyrtarët lokalë.
Guvernatori rajonal i Donetskut njoftoi se një grua u vra dhe 20 të tjerë u plagosën nga zjarri i artilerisë ruse në qytetin Komar, ku u shkatërruan shtëpi, dyqane dhe një ndërtesë që shërbente si zyrë.
“Është e rrezikshme të jetosh këtu, si në pjesën tjetër të rajonit të Donetskut”, shkroi Vadim Filaskin në një postim në rrjetet sociale, duke i kërkuar sërish popullatës civile të largohet për arsye sigurie.
Pesë persona u vranë dhe tetë u plagosën në dy bombardime ruse, të cilat ndodhën një orë larg njëri-tjetrit, në qytetin Selindove, pranë vijës së frontit, tha më herët guvernatori rajonal i Donetsk.
Ndërkohë, në territoret e pushtuara të Ukrainës lindore, zyrtarët e emëruar nga Moska thonë se tre persona u vranë dhe 10 u plagosën nga një raketë HIMARS e lëshuar nga forcat ukrainase në qytetin Volnovakha në rajonin e Donetsk.
Shtatë persona të tjerë u plagosën nga bombardimet ukrainase në Pervomaysk në rajonin fqinj të Luhanskut.
Dy vdekje u raportuan më vonë në të njëjtën zonë nga një goditje që i atribuohet forcave të armatosura ukrainase.