Autoritetet shëndetësore në Gaza thanë sot se zjarri izraelit ndaj njerëzve që prisnin ndihma humanitare pranë qytetit të Gazës la 104 palestinezë të vdekur dhe 280 të plagosur, ndërsa një spital tha se kishte marrë 10 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur.
Sipas Agence France-Presse, numri i të plagosurve është 760.
⚡️Harsh scenes after the occupation committed a massacre against Palestinians on Al-Rashid Street in Gaza while they were waiting for aid.
More than 150 martyrs so far. pic.twitter.com/4tTH305r3j
— War Monitor (@WarMonitors) February 29, 2024
“Numri i masakrës në rrugën al-Rashid (ku po shpërndahej ndihma humanitare në qytetin e Gazës) tani është rritur në 104 të vdekur dhe 760 të plagosur ,” tha zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Kudra.
Një zëdhënës i ushtrisë izraelite tha se nuk kishte asnjë informacion për granatimet në atë vend. Ushtria më vonë tha, duke siguruar pamjet video, se dhjetëra njerëz u plagosën ndërsa përpiqeshin të merrnin furnizime humanitare nga kamionët kur mbërritën në Gazën veriore.
תיעוד אווירי של המבצע להכנסת סיוע הומניטארי לצפון רצועת עזה, המראה כיצד ההמון פלסטיני התנפל על המשאיות וכתוצאה מכך נהרגו עשרות מצפיפות, דוחק ודריסה>> pic.twitter.com/a7DqU9kKFB
— צבא ההגנה לישראל (@idfonline) February 29, 2024
Një burim izraelit tha se trupat izraelite hapën zjarr ndaj “disa njerëzve” në mesin e turmës që kishte rrethuar kamionët e ndihmave në Rripin e Gazës.
Zyra e presidentit palestinez Mahmud Abbas tha se ai “dënon masakrën e kryer nga ushtria okupatore izraelite këtë mëngjes kundër njerëzve që presin kamionë me ndihma humanitare në rrethrrotullimin e Nabulsit”. Zëdhënësi i ministrisë së Shëndetësisë së Gazës, Ashraf al-Kudra tha se incidenti ndodhi në rrethrrotullimin al-Nabulsi, në perëndim të qytetit të Gazës, në pjesën veriore të enklavës. Ekipet mjekësore nuk janë në gjendje të trajtojnë numrin e të plagosurve, tha ai.
Hamasi paralajmëroi në një deklaratë se incidenti mund të çojë në kolapsin e bisedimeve që synojnë një marrëveshje armëpushimi dhe lirimin e pengjeve.
“Negociatat e kryera nga lidershipi i lëvizjes nuk janë një proces i hapur në kurriz të gjakut të popullit tonë ”, tha Hamasi, duke iu referuar vdekjeve të sotme dhe duke vënë në dukje se Izraeli do të jetë përgjegjës për çdo kolaps të bisedimeve.