Zbardhen detaje nga takimi kokë më kokë mes Presidentit të SHBA, Donald Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelensky në Vatikan. Mësohet se Zelensky i ka kërkuar Trumpit që të jetë më i ashpër me Vladimir Putin.
Zyrtarët e lartë amerikanë zbuluan se udhëheqësi ukrainas ishte në gjendje të ndikonte te Trump, i cili dukej se po afrohej me Vladimir Putinin.
Biseda u zhvillua brenda Bazilikës së Shën Pjetrit, ku të dy udhëheqësit diskutuan luftën Rusi-Ukrainë dhe përpjekjet e Amerikës për t’i dhënë fund asaj.
Udhëheqësi ukrainas thuhet gjithashtu se është tërhequr nga kërkesat e tij për një armëpushim pa kushte, i cili u propozua nga SHBA-të javë më parë, por u refuzua nga Kremlini.