Jordania ka akuzuar një grup ekstremistësh izraelitë se kanë sulmuar një autokolonë ndihmash për në Rripin e Gazës duke u nisur nga Amani për në Bregun Perëndimor.
Sipas tyre, autokolonat po udhëtonin drejt vendkalimeve të Beit Hanoun dhe Karam Abu Salem kur ndodhi sulmi.
Të lidhura
None found
Ata hodhën në tokë ngarkesën e kamionëve, e cila përfshinte ushqime, miell dhe gjëra të tjera të domsodoshme.
“Dështimi i qeverisë izraelite për të mbrojtur kolonat e ndihmave dhe për të lejuar sulmin është një shkelje flagrante e detyrimeve të saj ligjore si fuqi pushtuese dhe detyrës së saj për të lehtësuar aksesin e ndihmave në Gaza”, është shprehur qeveria jordaneze.
