Sulmi në Moskë, videoja tronditëse! Terroristit i presin veshin dhe e detyrojnë që ta hajë

Një video prej disa sekondash e publikuar në rrjetet sociale dhe e ndarë edhe në kanalet Telegram të medias së pavarur ruse Meduza dhe faqja bjelloruse Nexta tregon momentin e arrestimit të një prej të dyshuarve për sulmin terrorist në Bashkinë Crocus në Moskë.

Në pamjet tronditëse, njëri prej ushtarëve i pret veshin e djathtë të arrestuarit dhe e detyron ta hajë. Vërtetësia e videos, si dhe lidhja e saj me arrestimet për masakrën në Moskë, nuk mund të verifikohet në mënyrë të pavarur për momentin.

Meduza shkruan se videoja e shkurtër u përhap nga kanalet ruse Telegram: “Regjistrimi 24 sekonda tregon një burrë me rroba kamuflazhi duke mbajtur të arrestuarin në tokë, më pas duke i drejtuar një thikë në veshin e tij të djathtë dhe duke i prerë një copë. Më pas oficeri tenton në mënyrë të përsëritur që të vendosë pjesën e prerë të veshit në gojën e terroristit të dyshuar, pas së cilës ai e godet atë në fytyrë.”


Shtuar 24.03.2024 12:51