Sulmi ajror izraelit në Siri lë të paktën 40 të vdekur, thonë grupet monitoruese

Civilë, trupa ushtarake siriane dhe militantë të dyshuar të grupit Hezbollah, ishin mes viktimave të bombardimit pranë Aleppo në veri të Sirisë.

Shumica e viktimave raportohet ushtarakë sirianë në zonën e raportuar të organizatës libaneze Hezbollah, tha grupi monitorues britanik Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut.

Numri i viktimave mund të arrijë në 42 në sulmin e raportuar me avionë e me dronë mëngjesin e të premtes, i cili goditi depo ushtarake pranë aeroportit të Aleppo, si dhe qytezën pranë tij, ku gjendet një impjant ushtarak.

Nuk ka pasur ende deklarata nga ushtria izraelite për sulmin e sotëm, por dhe më herët ata kanë goditur vazhdimisht brenda Sirisë objektiva të lidhura me Iranin, shkruan The Guardian.

Sulmi i sotëm shënon numrin më të lartë të viktimave në një sulm të vetëm të Izraelit në Siri.

Grupi Hezbollah tha se kishte gjashtë të vrarë mes anëtarëve të tij, sipas agjencisë Reuters, ndërsa agjencia shtetërore siriane Sana, tha se shumë civilë kishte mes të vrarëve e të plagosurve.

Izraeli godet objektiva të grupit Hezbollah edhe në Liban, paralelisht me bombardimet në Gaza qe kane rrafshuar thuajse te gjithë infrastrukturën e qytetit.

Grupi Hezbollah raportohet se mbështetet nga Irani dhe vendoset kryesisht në Liban.


Shtuar 29.03.2024 18:22