Sulm me armë në një shkollë tajlandeze, gjashtë të vdekur, përfshirë autorin 14-vjeçar

Një sulm me armë zjarri në një shkollë në provincën Nonthaburi, në periferi të Bangkokut, ka shkaktuar vdekjen e të paktën gjashtë personave, raportojnë mediat duke iu referuar policisë.

Të lidhura

None found

I dyshuari për ngjarjen, një nxënës 14-vjeçar i klasës së nëntë, është gjetur i pajetë pas të shtënave.

Sulmi ndodhi në Shkollën Debsirin, ku pas incidentit u angazhuan menjëherë ekipet e emergjencës dhe forcat e sigurisë. Nxënësit dhe pjesëtarët e stafit u panë teksa largoheshin me vrap për të gjetur strehim në zona të sigurta.

Autoritetet u kanë kërkuar qytetarëve të mos afrohen në hapësirat pranë Shkollës Debsirin, ndërsa në vendngjarje vijojnë operacionet emergjente dhe hetimet.

Shkolla Debsirin është pjesë e një rrjeti institucionesh arsimore që kanë degë në mbarë Tajlandën dhe konsiderohet një prej institucioneve prestigjioze të arsimit në vend.

Ende nuk dihen rrethanat e plota të sulmit dhe as motivi që qëndron pas tij.


Shtuar 7.08.2026 10:34

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss