Mësuesja ime u qëllua teksa po më fliste”, dëshmia e nxënëses që shpëtoi nga masakra në Tajlandë

Një nxënëse e klasës së tetë, e cila arriti t’i mbijetonte sulmit me armë në një shkollë në periferi të Bangkokut, ka përshkruar për BBC News çastet e tmerrshme kur mësuesja e saj u qëllua para syve të saj.

Të lidhura

None found

“Ndodhesha përballë mësueses në momentin kur ajo u qëllua. Po bisedonte me mua kur u shfaq autori dhe hapi zjarr ndaj saj”, rrëfeu vajza.

Sipas nxënëses, pas të shtënave, pamja iu errësua pothuajse plotësisht nga pluhuri. “Gjithçka që mund të shihja ishte një re pluhuri. Ai lëvizte nga njëra klasë në tjetrën. Tavolina ku qëndroja ndodhej shumë pranë mësueses. Për të shpëtuar, u detyrova të kapërceja gardhin e shkollës së bashku me shokët e tjerë”, tha ajo.

Pas arratisjes, vajza, ende e tronditur nga ajo që kishte ndodhur, qëndroi jashtë ambienteve të shkollës pranë nënës së saj. Nëna tregoi se fjalët e para që dëgjoi prej së bijës ishin: “Mendova se nuk do të të shihja më kurrë.”

Dëshmia e nxënëses përbën një nga rrëfimet më të fuqishme nga masakra që tronditi Tajlandën. Autori, një nxënës, hapi zjarr në shkollë pasi më herët kishte vrarë gjyshërit e tij.


Shtuar 7.08.2026 10:35

matbetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibommatbetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortcasibom girişAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigboss