Të paktën dhjetë palestinezë kanë mbetur të vrarë pas një sulmi ajror mbi një shkollë. Shifrat janë bërë të ditura nga autoritetet e Mbrojtjes Civile në Gaza.
Në shkollën e goditur nga sulmi, sipas raportimeve, ishin strehuar familjet e zhvendosura nga perëndimi i qytetit të Gazës.
Ushtria izraelite nga ana tjetër deklaroi se në brendësi të shkollës ishte vendosur një bazë militante e Hamasit, sipas raportimeve të agjencisë së lajmeve Reuters.
Akuzat e ngritura nga Izraeli janë hedhur poshtë nga Hamasi, i cili mohon që të përdorë shkollat apo spitalet për qëllime ushtarake.
Zëdhënësi i Agjencisë së Mbrojtjes Civile, Mahmud Bassal deklaroi se trupat e pesë burrave dhe dy fëmijëve u nxorën nga gërmadhat e ndërtesës “pasi një aeroplan izraelit lëshoi një bombë në katin e dytë të shkollës Mustafa Hafiz,” ndërtesë në të cilën ishin strehuar me mijëra njerëz.
Ushtria izraelite tha në një deklaratë: Terroristët e Hamasit e përdornin qendrën për të kontrolluar, planifikuar dhe për të ekzekutuar sulme ndaj IDF-së, trupave dhe Shtetit të Izraelit.”