“Squid Game” bën histori, kthehet në serialin më të shikuar ndonjëherë në “Netflix”

Squid Game është bërë seria më e popullarizuar i Netflix ndonjëherë, duke tërhequr 111 milionë shikues që nga debutimi më pak se katër javë më parë, tha shërbimi i transmetimit të martën. Seriali, në të cilin konkurrentët luajnë lojëra për fëmijë me pasoja vdekjeprurëse në një përpjekje për të fituar miliona dollarë, është bërë një sensacion mbarëbotëror për shërbimin e transmetimit.

Aktualisht qëndron në vendin e parë në 10 listat kryesore të Netflix në 94 vende të botës. Minyoung Kim, nënkryetar i Netflix për Korenë, Azinë Juglindore, Australinë dhe Zelandën e Re tha se seriali, “ka arritur përtej ëndrrave tona më të çmendura. Kur filluam të investonim në seri dhe filma koreanë në 2015, e dinim që donim të bënim histori të klasit botëror për fansat kryesorë të përmbajtjes K në Azi dhe botë,” tha Kim.

‘Squid Game’ i dha Netflix më shumë besim se strategjia jonë globale po shkon drejt drejtimit të duhur,” shtoi Kim. Suksesi i Squid Game përforcon ndikimin gjithnjë e më të madh të Koresë së Jugut në kulturën globale, pas suksesit të grupit K-pop BTS dhe filmit Parasite, fitues të çmimit Oscar.


Shtuar 13.10.2021 12:41