Një tjetër skandal ka përfshirë sëfundmi familjen mbretërore. Një grua pretendon se është abuzuar seksualisht nga djali i mbretëreshës Elizabeth, princi Andrew, dhe ka ngritur padi në gjykatë ndaj tij. Virginia Giuffre ka akuzuar mbretërorin se ka kryer marrëdhënie seksuale me të pa dëshirën e saj rreth dy dekada më parë, kur ajo ishte nën moshën 18-vjeçare. “Princi Andrew duhet të mbajë përgjegjësi për atë që më ka bërë. Në këtë vend, asnjë person, qoftë president apo princ, nuk është mbi ligjin, dhe asnjë person nuk mund të privohet nga mbrojtja ligjore”, thuhet në padinë e dorëzuar nga ajo në një gjykatë të Manhatan-it.
Virginia ka pretenduar se princi britanik e ka abuzuar seksualisht në shtëpinë e bashkëpunëtores së Epstein, Ghislaine Maxwell, në Londër, në një plazh privat që ish-financieri zotëronte në ishujt Virgins.
Më parë, gruaja ka rrëfyer se Epstein e mbante atë si skllave seksi me ndihmën e bashkëpunëtores së tij Maxwell. Asokohe, Pallati Buckingham mohoi kategorisht dhe hodhi poshtë akuzat e Virginia-s.