Nusja e djalit të Mbretëreshës Elizabeth, Sophie, Kontesha e Wessex ka treguar së fundmi momentet e fundit të Princit Philip. Sophie u tregoi gazetarëve pasi ndoqi shërbesën në kishë se Duka i Edinburgh-ut u largua në mënyrë shumë paqësorë.
“Ishte gjëja më e drejtë për të. Ndodhi butë butë. Ishte sikur e kapi dikush për dore dhe u largua. Gjithçka në paqe të plotë. Këtë do të donin të gjithë, apo jo?”, pohoi ajo.
Sophie shtoi se Mbretëresha Elizabeth ka qenë e mahnitshme me fortësinë e saj gjatë këtyre ditëve. Duka i Edinburgut u nda nga jeta në Kështjellën Windsor, ku ai kishte kaluar shumicën e kohës vitin e fundit për shkak të izolimit nga Covid-19. Funerali i tij do të zhvillohet të shtunën, në 17 Prill në kishën St George në Kështjellën Windsor