Skip to content
Albeu.com
  • lajme
  • kosovë
  • maqedoni
  • sport
  • showbiz
  • lifestyle
  • tech
  • moti
  • english
search
  • lajme
  • kosove
  • maqedoni
  • bota
  • opinion
  • lifestyle
  • shendetesi
  • receta gatimi
  • enciklopedi
  • LiveTV
  • sport
  • tech
  • auto
  • livescore
  • moti në shqipëri
  • moti në kosovë
  • moti në maqedoni
  • travel

Si po përpiqet Elon Musk të ndryshojë procesin e menaxhimit të Twitter-it?

Si po përpiqet Elon Musk të ndryshojë procesin e menaxhimit të Twitter-it?

The Economist

Blerja e Twitter nga Elon Musk ngre pikëpyetje të shumta politike: a është e drejtë që njeriu më i pasur në botë të zotërojë një forum kaq të rëndësishëm për debate publike?

Të lidhura

None found

Blerja e tij ngre gjithashtu pikëpyetje edhe rreth çështjeve ligjore: a është i drejtë vendimi i tij për të pushuar shumë punonjës brenda disa ditësh nga përfundimi i blerjes?

Dhe ngre pyetje rreth strategjisë: a mund të fitojë Twitter para duke kaluar nga një model biznesi i bazuar në reklama në një model të bazuar në abonime?

Por blerja e Twitter-it nga Musk është gjithashtu një test i një stili të veçantë të menaxhimit.

Në mënyrën se si ai mendon për punën, vendimmarrjen dhe rolin e shefit ekzekutiv, Musk po noton kundër valës.

Qëndrimi i tij ndaj punonjësve është një shembull i qartë i qasjes së tij ndryshe kundër rrymës.  Për shumë, Musk është një shef i modës së vjetër. Atij nuk i pëlqen puna në distancë: në fillim të këtij viti ai u dërgoi një email punonjësve në Tesla duke kërkuar që ata të paraqiteshin në zyrë për të paktën 40 orë në javë.

Kushdo që mendonte se kjo  ishte “jashtë mode” mund të sillej sikur po punonte diku tjetër”, shkroi ai në Twitter.

Cilado qoftë ligjshmëria e vendimit të tij për të pushuar kaq shumë punonjës të Twitter-it, metodat e tij janë brutale: shumë njerëz u pushuan nga puna me një email  dhe gjysma e tyre u zhduk me një të “rënë të lapsit.”

Duket sikur ai kishte vendosur të provonte idetë e tij në biznes. Për ata që mbeten, qëndrimi është shumë i vështirë. Persona që punojnë ende thanë se veprimet e para të Musk në firmë ishte vendimi për anulimin e “ditëve të pushimit” në muaj në të gjithë firmën.

Në firmat e tij të tjera, si Tesla dhe SpaceX, Musk mund të mos ketë treguar ndjeshmëri, por ka treguar një qëllim, nga popullarizimi i automjeteve elektrike te kolonizimi i Marsit. Nëse kjo mund të funksionojë për të edhe në Twitter mbetet për t’u parë.

Vizioni i tij për produktin si një “shesh dixhital i qytetit” ku lulëzon liria e fjalës është një vizion madhështor. Këtë herë, megjithatë, ai nuk po merr përsipër punonjësit në detyrë, por po përmirëson një biznes ekzistues ku gjykimi dhe politika kanë rëndësi po aq sa inxhinieria.

Mënyra se si Musk merr vendime gjithashtu e kalon konsensusin. Janë bërë relativisht shumë pak kërkime mbi mënyrën se si shefat i bëjnë zgjedhjet e tyre, por një studim i  Shkollës së Biznesit të Harvardit, i botuar në vitin 2020, bëri bujë duke pyetur 262 studentë të shkollës rreth strategjisë.

Studiuesit zbuluan se shefat që përdorin procese më të strukturuara priren të drejtojnë firma më të mëdha dhe me rritje më të shpejtë. Gjithashtu priren të marrin vendime më ngadalë. Musk dhe bashkëpunëtorët e tij zotërojnë një kamp tjetër: të shpejtë, joformal dhe agresiv.

Tashmë ka raporte për punonjësit që Musk pushoi nga Twitter, të cilëve i ka kërkuar të rikthehen.

Peter Drucker e përshkroi CEO si personin  që lidh botën e jashtme dhe punën e brendshme të kompanisë.

Askush tjetër në firmë nuk është në gjendje të kombinojë këto perspektiva, shkroi Drucker.

Marka dhe pasuria e tij personale janë të lidhura ngushtë me firmat e tjera që ai drejton. Në Twitter ai po përpiqet edhe më shumë, duke zhvilluar ide të reja  dhe duke pyetur audiencën për pikëpamjet e tyre dhe duke ofruar komente në kohë reale se si po shkojnë gjërat.

Dhe Twitter në vetvete është një platformë në të cilën të gjithë – përdoruesit, ish-punonjësit, njerëzit që themeluan firmën, politikëbërësit dhe ekspertët tregojnë  publikisht si po shkojnë gjërat.

Kur Musk bëri ofertën e tij për herë të parë për të blerë Twitter, ai e bëri të qartë tha nuk ishte për shkak të rritjes ekonomike.  Ai më vonë u përpoq të largohej plotësisht nga transaksioni.

Historia e një pronari miliarder të një platforme të mediave sociale ka pak të përbashkëta me sfidat që shqetësojnë drejtuesit e firmave publike. Ndoshta po, por nëse Musk korr një tjetër sukses të sipërmarrjes së tij të fundit, por duke u treguar brutal me fuqinë e tij punëtore, duke anashkaluar seancat e PowerPoint dhe duke menaxhuar meme, masteri për menaxhimin e biznesit do të duhet të bëjë disa përmirësime.

/albeu.com 

Lajme të ngjashme:


Shtuar më 8.11.2022 13:48

Tags: Elon Musk, menaxhim twitter, Teknologji
Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të largohet nga ambasada amerikane në Greqi

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të largohet nga ambasada amerikane në Greqi

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të largohet nga posti i ambasadores në Greqi

Shtëpia e Bardhë i kërkon Kimberly Guilfoyle të largohet nga posti i ambasadores në Greqi

Anëtarët e rinj të BE-së mund të mbikëqyren për demokracinë deri në 15 vjet pas hyrjes

Anëtarët e rinj të BE-së mund të mbikëqyren për demokracinë deri në 15 vjet pas hyrjes

Polonia arreston një tjetër të dyshuar për kërcënime ndaj Donald Tuskut

Polonia arreston një tjetër të dyshuar për kërcënime ndaj Donald Tuskut

Van Gogh në ankand me një vlerë të pritshme prej 180 milionë dollarësh, “Pemët e gështenjës në lulëzim” shfaqet sërish pas 60 vitesh

Van Gogh në ankand me një vlerë të pritshme prej 180 milionë dollarësh, “Pemët e gështenjës në lulëzim” shfaqet sërish pas 60 vitesh

Sikorski paralajmëron NATO-n për rrezikun e një sulmi hibrid rus me viktima

Sikorski paralajmëron NATO-n për rrezikun e një sulmi hibrid rus me viktima

Sulm me dronë pranë brigjeve të Bullgarisë, fundoset një anije mallrash dhe 11 marinarë mbeten të zhdukur

Sulm me dronë pranë brigjeve të Bullgarisë, fundoset një anije mallrash dhe 11 marinarë mbeten të zhdukur

Posted in bota, techTagged Elon Musk, menaxhim twitter, Teknologji

Post navigation

 Artan Hoxha zbulon shumën me të cilën Eldi Dizdari korruptoi 20 punonjës të burgut në DubaiKëngëtarja shqiptare: Nëse partneri s’e kupton artin tim, e “skualifikoj” direkt (FOTO LAJM) 

të fundit

Bayerni U19 mposhtet nga VigingU, Osmani dhe Gashi startojnë si titullarë në UEFA Youth League

Bayerni U19 mposhtet nga VigingU, Osmani dhe Gashi startojnë si titullarë në UEFA Youth League

Gaz lotsjellës dhe përforcime policore në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit rezistojnë duke kërkuar dorëheqje

Gaz lotsjellës dhe përforcime policore në “Rrugën e Durrësit”, protestuesit rezistojnë duke kërkuar dorëheqje

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Pas kërkesës për dorëheqje nga Shtëpia e Bardhë, flet ambasadorja e SHBA-së në Greqi: Shërbimi ndaj vendit, nderi më i madh i jetës sime

Salianji për protestën studentore: Zemërimi ndaj keqqeverisjes dhe qëndresa e të rinjve dëshmojnë se Shqipëria ka ende shpresë

Salianji për protestën studentore: Zemërimi ndaj keqqeverisjes dhe qëndresa e të rinjve dëshmojnë se Shqipëria ka ende shpresë

Incidentet pranë Ministrisë së Arsimit, policia njofton shoqërimin e 23 personave dhe lëndimin e 6 efektivëve e një gazetareje

Incidentet pranë Ministrisë së Arsimit, policia njofton shoqërimin e 23 personave dhe lëndimin e 6 efektivëve e një gazetareje

Ernest Gjoka kujton suksesin historik me Kukësin, titullin e sezonit 2016-2017

Ernest Gjoka kujton suksesin historik me Kukësin, titullin e sezonit 2016-2017

Nebi Alshiqi, zyrtari i Kadastrës në Prishtinë i arrestuar nën dyshime për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës

Nebi Alshiqi, zyrtari i Kadastrës në Prishtinë i arrestuar nën dyshime për ryshfet dhe keqpërdorim të pozitës






Esim for Global | Esim for Europe | Esim for Caribbean | Esim for USA | Esim for Italy | Esim for Spain | Esim for Turkey | Esim for Germany | Esim for Greece | Esim for Asia | Esim for World Cup 2026 | Esim for Saudi Arabia | Esim for Egypt | Esim for United Arab Emirates | Esim for Balkans | Esim for Morocco | Esim for China | Esim for United Kingdom | Esim for Africa | Esim for Latin America | Esim for GCC Gulf Cooperation Council | Esim for Middle East | Esim for South America | Esim for Canada | Esim for Mexico | Esim for Japan | Esim for Albania | Esim for Kosovo | Esim for Switzerland | Esim for Tunisia | Esim for South Africa | Esim for Algeria | Esim for Portugal | Esim for Brazil | Esim for Argentina | Esim for Colombia | Esim for Hong Kong | Esim for Thailand | Esim for Macau | Esim for Malaysia | Esim for Vietnam | Esim for South Korea | Esim for Austria | Esim for Netherlands | Esim for Australia | Esim for Russia | Esim for India | Esim for Chile | Esim for Peru | Esim for Poland | Esim for North Macedonia | Esim for Sweden | Esim for Finland | Esim for Norway | Esim for Belgium
Albeu.com

© 2003 - 2026 Albeu Online Media. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

Kryesore

    • Erion Veliaj
    • Free Esim
    • Zgjedhjet 2025
    • Belinda Balluku
    • SPAK
    • Kombëtarja

Kategori

    • Lifestyle
    • Showbiz
    • Tech
    • Shëndetësi
    • Argetim
    • Enciklopedi

Linqet

    • Live tv shqiptare
    • Moti në Shqipëri
    • Travel
    • Horoskopi
    • Livescore
    • News from Albania

Tags

    • Edi Rama
    • Albania News
    • Kosovo news
    • Piranjat
    • gazeta, tv, portale
    • Sali Berisha

Moti

    • Moti në Tiranë
    • Moti në Prishtinë
    • Moti në Shkup
    • Moti në Durrës
    • Moti në Prizren
    • Moti në Tetovë

© 2003 - 2026 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara!

    • Kontaktoni
    • Kushtet e Përdorimit
    • Privacy Policy
    • Powered by: orihost.com