Shqipëria, destinacioni në rritje i Europës/ Revista kanadeze “Toronto” rendit bukuritë e natyrës

Bukuria e apleve shqiptare dhe qytetet që janë pjesë e Unescos janë vlerësuar si një destinacion shumë interesant për tu vizituar në Shqipëri. Ka qenë revista kanadeze Toronto e cila i ka kushtuar vendit tonë një artikull të gjatë duke e cilësuar një vend turistik në ritje i Evropës. Përtej jehonës për rivierën fantastike në jug të vendit ku mund të gjesh plazhe të mrekullueshëm media kanadeze thekson se mundësitë për të shijuar Shqipërinë janë të shumta.

Turistëve kanadez sugjerohet eksplorimi i alpeve si Thethi,Valbona  apo Bjeshkët e Nëmuna.Eksplorimi i peizazhit natyror është i lehtë për t’u bërë, në një vend ku mundësohet udhëtimi njëditor, nga plazhet e bukura deri te majat malore të mbuluara me borë, diçka që mund ta përjetoni në fshatin turistik të Thethit. Në këto zona vlerësohet mikpritja shqiptare dhe gatimet tradicionale që ofrohen në bujtinat e ngritura kryesisht nga banorë të zonës. Më pas vlerësohen edhe qytet historike Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s si  Beratit dhe Gjirokastra. Ndërsa veçohet bukuria parkut arkeologjik ne Butrint., Shqipëria thekoshet ne shkrim duket e vendosur për të lënë pas të kaluarën e saj komuniste dhe promovuar veten si një destinacion ideal turistik rural, me më shumë për të ofruar sesa thjesht vijën bregdetare.

Megjithëse zona e quajtur Riviera Shqiptare ka tërhequr vëmendjen më të madhe të udhëtarëve vitet e fundit, një pjesë kyçe e strategjisë së turizmit të qëndrueshëm të qeverisë përfshin nxitjen e njerëzve për të eksploruar më tej peizazhin natyror të pacenuar të vendit.


Shtuar 7.04.2024 15:43