Shpërthim masiv në Johanesburg, një i vdekur

Një shpërthim masiv shkatërroi një rrugë në qendër të Johannesburg, në Afrikën e Jugut. Shpërthimi ndodhi të mërkurën dhe nga ngjarja humbi jetën person, ndërsa dhjetëra të tjerë mbetën të plagosur.

Pamjet e sigurisë nga një ndërtesë pranë shpërthimit tregojnë momentin kur ai ndodh, duke ngritur në ajër automjetet dhe duke krijuar një të çarë gjigande në rrugë, ndërsa këmbësorët vrapojnë të frikësuar.

Reuters shkruan se shkaku i shpërthimit nuk është konfirmuar ende dhe zyrtarët kanë këshilluar banorët që të shmangin zonën për shkaqe sigurie.

Dyshimet janë se ai mund të jetë shkaktuar si pasojë e një tubacioni nëntokësor gazi.


Shtuar 20.07.2023 22:21