Futbollisti me origjinë shqiptare, Rey Manaj, vazhdon të rrëmbejë vëmendje dhe famë pas debutimit të tij te ekipi i Barcelonës.
Ai vazhdon stërvitjen intensive për t’ë qenë sa më në formë aty dhe për të treguar aftësitë e tij në lojën e Futbollit.
Sulmuesi shqiptar pret ende mundësinë nga Koeman që të debutojë me katalanasit në La Liga, ndërsa është grumbulluar në dy ndeshjet e para. Sa i përket stërvitjes, Manaj vazhdon që të tregojë nuhatjen me rrjetën.
Barcelona ka prezantuar “flakën” e re të futbollistit të Shqipërisë. Këtë herë duke gënjyer Umtitin me një lëvizje, për të rrëzuar në tokë mbrojtësin e njohur dhe duke dërguar topin në rrjetë, ndërsa një prej lojtarëve të Barcelonës ka vendosur duart në kokë./albeu.com
? ??? ????? pic.twitter.com/nqJqwcJ4PT
— FC Barcelona (@FCBarcelona) August 23, 2021