“Gol” jashtë fushe, Rey Manaj na prezanton me të dashurën e re (FOTO LAJM)

Futbollisti i njohur shqiptar, Rey Manaj, ka prezantuar të dashurën e tij të re.

Nëpërmjet një postimi në “Instagram”, sulmuesi i huazuar te Spezia nga Barcelona ka postuar foto nga Firenze me të dashurën e tij.

Duket se çifti nuk i ka kursyer as puthjet, por ende emrin e saj Manaj nuk e ka zbuluar. Ndjekësit në komente shkruajnë se emri i saj është Cristina, por nuk është ende e sigurt.

Rey Manaj ka fituar vendin e titullarit te Spezia dhe është kthyer në një nga lojtarët kryesorë të këtij ekipi, pasi gëzon mbështetjen e plotë të trajnerit Thiago motta./albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Rey Manaj (@reymanaj97)


Shtuar 18.04.2022 13:54