Shkatërrohet në Spanjë rrjeti i trafikimit të emigrantëve, 78 persona në pranga dhe 18 skafe të sekuestruara

Një nga organizatat më të mëdha kriminale të përfshira në trafikimin e emigrantëve në Mesdhe është goditur nga policia spanjolle.

Të lidhura

None found

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga 78 persona, përfshirë katër individët që dyshohet se drejtonin rrjetin. Autoritetet sekuestruan gjithashtu 18 skafe me shpejtësi të lartë, vlera e të cilave tejkalon pesë milionë euro.

Hetimet tregojnë se organizata dyshohet të ketë realizuar të paktën 64 operacione, përmes të cilave më shumë se 2 mijë emigrantë u dërguan në mënyrë të paligjshme drejt brigjeve të Spanjës dhe ishullit të Ibizës.

Nga kjo veprimtari, rrjeti përllogaritet të ketë siguruar mbi 24 milionë euro. Për çdo udhëtim, emigrantëve u kërkoheshin deri në 12 mijë euro, ndërsa në një skaf transportoheshin deri në 50 persona.

Mjetet lundruese shfrytëzoheshin njëkohësisht edhe për trafikimin e drogave sintetike, mes të cilave ekstazia.

Sipas policisë spanjolle, udhëtimet realizoheshin me shpejtësi të madhe dhe në det të trazuar, duke i ekspozuar emigrantët ndaj një rreziku ekstrem. Në raste të caktuara, ata lidheshin për të parandaluar rënien në ujë gjatë kalimit.

Operacioni u krye me mbështetjen e Europolit dhe në bashkëpunim me policitë e Francës, Portugalisë dhe Polonisë.


Shtuar 7.08.2026 16:16

galabetHoliganbetHoliganbetHoliganbetGrandpashabetCasinolevantCasinolevantholiganbetHoliganbetJojobetjojobetgrandpashabetbetparkcasibomgalabetsultanbeyli escortiptv satın alGrandpashabetAnkara escortAnkara escortcasibomjojobetJojobet GirişJojobet GirişJojobetholiganbetmarsbahiscasibombigbossbetcio