Sherri nisi për një biftek, 40 veta i “fluturojnë” njeri-tjetrit karriget kokës (VIDEO)

Një sherr me përmasa të mëdha ka ndodhur brenda një restoranti në Pensilvani në SHBA, ku klientët u përleshën me njëri-tjetrin dhe anëtarët e stafit duke iu goditur me karrige dhe sende të forta.

Videoja është bërë virale në rrjetet sociale, pasi në sherr janë përfshirë gati 40 persona dhe molla e sherrit ka qenë një biftek.

Sipas mediave të huaja, sherri nisi pasi një klient u përplas me një anëtar të stafit pasi ky i fundit i kishte shërbyer dikujt tjetër para tij.

“Një klient porosity një biftek, por sipas tij, kamarieri i shërbeu një tjetri para tij duke bërë që të plaste sherri”, tha një dëshmitar për mediat amerikane. /albeu.com


Shtuar 2.02.2022 12:42