Shën Petersburg/ Autobusi me 20 pasagjerë bie në lumë, humbin jetën tre persona

Tre persona kanë humbur jetën dhe katër të tjerë janë në gjendje të rëndë pasi një autobus ra në lumin Moyka në Shën Petersburg të premten. Ndëra nëntë persona të tjerë u shpëtuan.

Pamjet e sigurisë nga vendi i ngjarjes tregojnë një autobus duke u përplasur me dy automjete të tjera në një urë, duke thyer parmakët dhe duke rënë në ujë. Policia e Shën Petersburgut raportoi se rreth 20 persona ndodheshin brenda autobusit kur ai u përplas.

Gjithashtu zyrtarët e transportit thanë se shoferi i autobusit ishte arrestuar. Ai do të akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor me pasojë vdekjen e dy ose më shumë personave dhe do të përballet me një maksimum prej pesë vitesh burgim.


Shtuar 10.05.2024 16:31