SHBA dënon me 30 vjet burg këngëtarin e njohur

Këngëtari amerikan R. Kelly është dënuar me 30 vjet burg federal pasi akuzohet për trafikim seksual.

Në shtator, një juri në Nju Jork dënoi artistin R&B, 55 vjeç, për krime të shantazhit dhe trafikimit seksual të kryera gjatë tre dekadave në industrinë e muzikës.

R.Kelly, emri i vërtetë i të cilit është Robert Sylvester Kelly, ka kaluar tashmë afër tre vjet pas hekurave.

Ai aktualisht përballet me akuza të veçanta penale në tre raste të tjera./albeu.com


Shtuar 29.06.2022 21:28