Rreziku përhapet edhe nga era, insekti që ka “në dorë” të ardhmen e një qyteze

Salvinia molesta është një barishte e keqe uji që ka shkatërruar jetën e egër dhe të ardhurat ekonomike në një prej liqeneve më të rëndësishme të Kamerunit.  Liqeni Ossa është një nga më të rëndësishmit në Kamerun, i vendosur në rajonin Litoral në perëndim të qytetet Edea. Ky liqen, 5 vjet më parë ishte me breshka uji, krokodilë dhe më shumë se 18 lloje peshqish. Ai gjithashtu ishte bastioni i manës Afrikane, një specie në zhdukje. Ndërsa sot liqeni është i qetë dhe pothuajse i zbrazët

Salvinia molesta, që ka pushtuar gjithë liqenin, është një bimë që nuk ngjitet në tokë por lundron lirshëm në sipërfaqet ujorë.

Në shikim të parë duket këndshëm, por në fakt është shumë i rrezikshëm për strukturën ekologjike të liqenit. Përhapja e bimës është aq e shpejtë, sa e bën të pa mundur parandalimin e rritjes dhe shfarosjes së saj.  Ajo përhapet nga era, rrymat e ujit, përmbytjet, kafshët dhe njerëzit.

Shtresa e formuar nga bima në sipërfaqen e ujit parandalon hyrjen e dritës së ditës në ujë. Kjo bimë, e cila kufizon zhvillimin e peshkut, bën që krijesat e tjera që jetojnë në liqen të kenë vështirësi të ushqehen dhe të migrojnë në ujërat e tjera.

Por ka një mënyrë për të shpëtuar nga ky problem që kërcënon të ardhmen e qytezës. Bëhet fjalë për një  insekt i zi i cili zhvillohet vetëm në Salvinia molesta.

Insekti i vogël, i gjatë vetëm 2-3.5 mm, depërton në rrënjët e bimës, duke shkaktuar dëme vdekjeprurëse dhe duke shkatërruar salvininë. Pra, ky insekt ka në dorë fatin e një qyteze të tërë.


Shtuar 3.04.2021 13:02