Rrëmbeu dhe abuzoi me të dashurën, influencuesi amerikan filmoi veten para se të kryejë vetëvrasje (VIDEO)

Influencuesi Angel Hernandez Grado i njohur në Instagram si S2K Wya, ka filmuar gjithë skenën para se t’i jepte fund jetës, pasi ishte në ndjekje nga policia.

Iriu, i cili kishte mbi 50.000 ndjekës, ka kryer vetëvrasje pasi policia ju vu mbrapa për rrëmbimin e të dashurës së tij. Ka qenë 25-vjeçarja e cila e kishte raportuar se për dy ditë e kishte mbajtur në ngujuar në apartamentin e tyre në San Diego.

Megjithatë, ajo kishte arritur të arratiset, kur Grado doli nga apartamenti për një shëtitje. Ajo i kishte treguar policisë së si Grado e kishte lidhur dhe keqtrajtuar seksualisht.

Madje u kishte thënë se Grado i kishte bërë të ditur se do të blejë pistoletë, duke e kërcënuar me vrasje nëse tenton t’i telefonojë policisë.

Kur tentoi të mos ju bindet urdhrave të policisë, e ndoqën nëpër rrugët e qytetit derisa arritën ta bllokojnë nga të gjitha anët. Grado filmoi ndjekjen, dhe në video shihej me pistoletë duke qarë dhe thënë se e do shumë të birin dhe se policia me vetura e helikopterë e kanë rrethuar.

“Nuk jam i dobët. Thjesht urrej jetën time. Jam i lodhur nga jeta”, dëgjohet duke thënë ai pak momente para se të kryente vetëvrasje.


Shtuar 1.06.2021 20:05