Ronaldo te City? Sfidë mes kushërinjsh

Futbollisti Cristiano Ronaldo përflitet se mund të transferohet te Manchester City.

Kjo mund të jetë lëvizja e radhës në tregun e lojtarëve, pasi shpresat e yllit portugez u shuan për në Francë.

Atij momentalisht I mbetet ose të qëndrojë të Juventus, ose të rikthehet në Madrid, ose të nisë një aventurë të re drejt Anglisë.

Gjithashtu, transferimi i Lionel Mesit tek PSG-ja ka trazuar ujërat e merkatos europiane ku jo pak lëvizje janë parashikuar të ndodhin në vazhdim.

Kilian Mbape pritet në Madrid, ndërsa të gjithë sytë janë hedhur nga e ardhmja e Kristiano Ronaldos. Ylli portugez ka nisur stërvitjen me Juven duke i bërë të gjithë të mendojnë se do të përfundojë kontratën me Juven, por City është një opsion konkret.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, agjenti Jorge Mendesh ia ka ofruar Ronaldon, Mançester Sitit. Pronari i Sitit është kushëri me pronarin e PSG-së pasi të dy janë sheikë dhe kanë fonde nga e njëjti burim dhe kush tjetër mund t’i bëjë konkurrencë PSG-së përveç kushërinjve të vet./albeu.com/


Shtuar 17.08.2021 13:08