Një vajzë 12-vjeçare në Argjentinë ka ndërruar jetë [asi tentoi të realizonte një sfidë në Tik Tok.
“Jemi zemërthyer”, tha tezja e vajzësa Laura.
Milagros Soto u gjet me litar të mbështjellë rreth qafës kur babai i saj mbërriti në shtëpi dhe zbuloi trupin e saj të pajetë në dhomën e gjumit.
Argentinian girl, 12, dies after attempting TikTok choking challenge, reports say https://t.co/tf60sfuBDq
— Fox News (@FoxNews) January 17, 2023
Mësohet se e mitura ka marrë pjesë në këtë sfidë dhe e ka transmetuar atë drejtpërdrejt për miqtë e saj të Tik Tokut.
Ajo kishte bërë sfidën dhe dy herë të tjera, por herën e tretë nuk kishte arritur ta hiqte lakun nga fyti.
Sfida e rrezikshme inkurajon përdoruesit të mbysin veten derisa të humbasin mendjen. Ekspertët kanë paralajmëruar se ky trend i veçantë viral është potencialisht i rrezikshëm dhe mund të çojë në të fikët, dëmtim të trurit, konvulsione dhe madje edhe vdekje./Albeu.com/