Quajti Putinin vrasës, Rusia i përgjigjet me paralajmërime Bidenit

Presidenti i Shteteve të Bashkuara Joe Biden ka dhënë një intervistë për ABC ku ka hedhur akuza të forta ndaj liderit të Rusisë Vladimir Putin duke e quajtur “vrasës të pashpirt i cili do do ta paguajë çmimin” në lidhje me përpjekjen për të ndikuar në zgjedhjet presidenciale amerikane, që u mbajtën në nëntor të vitit të kaluar. Komuniteti i inteligjencës amerikane tha se qeveria ruse ndërhyri në zgjedhjet e vitit 2020 me një fushatë ndikimi “denigrimin” e Presidentit Joe Biden dhe “mbështetjen” e ish-Presidentit Donald Trump.

Kur intervistuesi George Stephanopoulos e pyeti Biden nëse ai mendonte se Putini ishte “një vrasës”, Presidenti tha, “Mhmm. Po.”
Duke iu përgjigjur komenteve, zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov u tha gazetarëve të enjten se “nuk ka pasur një gjë të tillë nga presidenti rus”.
Ai tha se ishte e qartë se Biden “definitivisht nuk dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet” me Rusinë dhe se marrëdhënia midis dy vendeve është “shumë e keqe”. Kur u pyet se si mund të ndikojë në marrëdhëniet, Peskov tha “është plotësisht e qartë se si”, por refuzoi të jepte hollësi.
“Këto janë deklarata shumë të këqija nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara. Ai patjetër nuk dëshiron të përmirësojë marrëdhëniet me ne ,” tha Peskov.

Rusia tërhoqi ambasadorin e saj të SHBA të mërkurën në përgjigje të komenteve. Peskov shtoi se ai nuk mund të thoshte nëse Putini vetë do të reagojë ndaj vërejtjes dhe ai këmbënguli se ambasadori, Anatoly Antonov, është “ftuar” përsëri në Moskë për të diskutuar marrëdhëniet Rusi-SHBA.
Peskov tha se aktualisht nuk ka plane që Putini të takohet me Antonov, por nëse është e nevojshme Putini do të ketë një diskutim me të.
Në intërvistë Biden u shpreh se në vitin 2012 ai i ka thënë Putinit që ai nuk ks një shpirt dhe përgjigja e tij ka qënë “ Ne e kuptojmë njëri tjetrin” – tha Biden për ABC.

Presidenti nuk dha më shumë detaje për ABC se çfarë “çmimi” që do të paguajë Putini, por administrata e Biden pritet të shpallë sanksione në lidhje me ndërhyrjen e zgjedhjeve sa më shpejt që javën e ardhshme,– janë shprehur tre zyrtarë të Departamentit të Shtetit të SHBA për CNN Megjithëse tre zyrtarët ende nuk kanë zbuluar asnjë detaj në lidhje me sanksionet e pritshme por thanë se ato do të synojnë shumë vende duke përfshirë Rusinë, Kinën dhe Iranin. /albeu.com/


Shtuar 18.03.2021 13:44