Që nga fillimi i luftës në Gaza, të paktën 14.350 fëmijë janë vrarë

Të paktën 14,350 të mitur kanë vdekur në Rripin e Gazës që nga fillimi i konfliktit palestinezo-izraelit, që është rreth 44 për qind e numrit të përgjithshëm të viktimave, njoftoi Byroja Qendrore Palestineze e Statistikave me rastin e kremtimit të Ditës së Fëmijëve.

Sipas statistikave të raportuara nga televizioni Al Jazeera, katër fëmijë vdesin çdo orë për shkak të aksioneve të ushtrisë izraelite në Rripin e Gazës. Nga numri i përgjithshëm i të zhdukurve, i cili arriti në 7000, gratë dhe të miturit përbëjnë të paktën 70 për qind.

“Ndihma e mjekëve specialistë është e nevojshme për më shumë se 816.000 fëmijë “për shkak të agresionit izraelit që ka çuar në trauma psikologjike, frikë, ankth dhe depresion”, thekson raporti.

Sipas shifrave të fundit, 43,349 fëmijë në Rripin e Gazës janë jetimë ose kanë mbetur pa një prind. Katër vjet më parë, ishin 26,349 të tillë.


Shtuar 5.04.2024 21:52