Që në klasat e para, kush është populli që shahun e ka si lëndë të detyrueshme në shkollë

Duket e paimagjinueshme, por shahu mësohet që në klasë të parë si lëndë mësimore në një ndër vendet e ish Bashkimit Sovjetik.

Sporti kombëtar në mënyrë absolute në Armeni është shahu.

Jo rastësisht kampioni i botës në shah Garry Kasparov është armen.

Ata e kanë aq për zemër shahun, sa ky sport inteligjent është lëndë me detyrim që në shkollën fillore.

Armenia ka sipërfaqe dhe popullsi thuajse të barabartë me Shqipërinë. Rreth 3.2 milionë banorë jetojnë në 29.800 km2.

Ky vend i vogël ka histori të madhe.

Ai renditet si shteti i parë kristian në botë i themeluar që në vitin 301 pas Krishtit.

Në Armeni janë ndërtuar godina religjoze të stilit gotik përpara se ato të shfaqeshin në arkitekturën e Europës.

Rreth 94 e popullsisë është ortodokse, 4 përqind janë katolikë dhe 2 përqind janë yezidi.

Gjeografikisht në Azi por kulturalisht në Europë, armenët kanë qenë për 70 vjet pjesë e Bashkimit Sovjetik prej ku u shkëputën në fillim të viteve 90.


Shtuar 9.03.2022 13:53