Protesta në Serbi, mbështetësit e Vuçiç përplasin me makina studentët

Studentët po vazhdojnë edhe sot protestat në Novi Sad duke shprehur pakënaqësitë e tyre me presidentin serb, Aleksandar Vuçiç. Fillimisht studentët kanë mbajtur heshtje në shenjë nderimi për viktimat e Stacionit Hekurudhor në Novi Sad, por më pas ka ndodhur një incident i rëndë.

Siç raportohet gjatë aksionit “Stop, Serbi”, shoferi i një makine ka përplasur disa studentë të mbledhur në afërsi të tregut të Futoshkës. Gjihashtu këto pamje i ka publikuar edhe nënkryetarja e partisë opozitare, “Liri dhe Drejtësi”, Marinika Tepiç, duke bërë të ditur identitetin e personit që drejtonte mjtein. Po ashtu disa prej protestuesve shihen duke u rrahur prej mbështetësve, të presidentit të Serbisë.

“Milan Todoroviç nga Novi Sadi është pronar i kësaj Porsche”, ka shkruar Tepiç në platformën X.


Shtuar 13.12.2024 18:44