Forcat e Armatosura të Ukrainës janë shndërruar në një organizatë terroriste që sulmon qëllimisht edhe ambulancat, ka deklaruar sot presidenti rus Vladimir Putin duke folur në një forum në Rusi.
Ai po komentonte sulmet e kryera nga ushtria ukrainase në zonat e banuara të qyteteve ruse në Donetsk, të cilat kanë çuar në një numër viktimash civile.
“Forcat e Armatosura të Ukrainës janë kthyer në një organizatë terroriste që sulmon ambulancat”, tha Putin.
“Çfarë është ky nëse jo neo-nazizëm? Për të mos përmendur duartrokitjet për oficerët aktualë të SS në parlamentin kanadez dhe sulmet flagrante ndaj punonjësve mjekësorë dhe automjeteve të ambulancës”, shtoi kreu i Kremlinit.
Në fillim të kësaj jave, Putin pretendoi se ekziston nevoja për të krijuar një “zonë të çmilitarizuar” më të madhe në Ukrainë që do të siguronte që qytetet me shumicë ruse të mos ishin më në shënjestër të armëve me rreze të gjatë nga Kievi.