“Po pezulloj fushatën time!”/ Gënjeshtra për 1 prilli e Donald Trump shkaktoi bujë të madhe

“Po pezulloj fushatën time” ka qenë fjalia e Donald Trump cila shkaktoi sot bujë të madhe. Por pas shpërndarjes së madhë të këtij mesazhi të Trump rezultoi se ishte një mashtrim i 1 prillit.

Ish-presidenti republikan i cili në nëntor do të përballet sërish me Joe Biden në zgjedhjet presidenciale, ua ka dërguar këtë mesazh të shkurtër zgjedhësve të tij me e-mail dhe SMS. Ajo u shoqërua me një lidhje me një faqe interneti ku të interesuarit mund të dhuronin 5500 ose 3300 dollarë për fushatën e Trump.

“A besonit vërtet se e pezullova fushatën time? Dita e genjeshtrave!” shkroi Trump me shkronja të mëdha.

Prej disa vitesh, votuesit amerikanë janë mbytur me mesazhe me tekst, letra dhe mesazhe e-mail – ndonjëherë deri në dhjetë në ditë – duke i nxitur ata të mbështesin kandidatët financiarisht. Kështu, stafet kandidate detyrohen të gjejnë mënyra gjithnjë e më “kreative” për t’u dalluar. Në një vend ku një fitore zgjedhore kërkon miliarda dollarë, donacionet janë të vlefshme.


Shtuar 1.04.2024 23:40