Po lëvizte me motor, ekzekutohet me tre plumba 41-vjeçari

Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mesditën e kësaj të shtune në Greqi ndaj një 41-vjeçari, identiteti i të cilit ende nuk bëhet me dije. Mediat vendase shkruajnë se ngjarja ka ndodhur në rrugën Stavroupoli në Selanik ku burri është qëlluar të paktën tre herë nga një automjet në lëvizje.

Dinamika e ngjarjes

Autorët e atentatit, dy burra dhe një grua, udhëtonin në një mjet tip Renault ngjyrë bordo, pa targa, i cili lëvizte në rrugën Vassili Tsitsani. Më pas, njëri prej personave qëlloi të paktën tre herë mbi 41-vjeçarin, i cili ishte në majë të motoçikletës dhe sapo kishte hequr kaskën, dhe një nga plumbat i preku shpinë dhe tjetri në shpatull. Më pas viktima ka zbritur nga biçikleta, ka ecur disa metra dhe është rrëzuar i vdekur në rrugë.

Sakaq banorë të zonës shprehen se brenda në armë mund të jetë vendosur një silenciator, pasi nuk kanë dëgjuar të shtëna.

“Ata duhet të kenë vendosur një silenciator në armën e tyre”, tha banori i një banese fqinje në Stavroupoli në Selanik.

Ende nuk dihen shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes, sakaq një hetim paraprak po kryhet nga punonjësit e policisë së Departamentit të Krimeve kundër Jetës dhe Lirisë Personale të Drejtorisë së Sigurimit të Selanikut.


Shtuar 4.05.2024 20:24