Plagosen me armë zjarri dy 26-vjeçarë shqiptarë në Itali

Dy të rinj shqiptarë, të dy 26 vjeç, janë plagosur me armë zjarri në Itali.

Ngjarja ka ndodhur mes të shtunës 2 dhe të dielës 3 mars në periferi të Romës, pranë Borgata Finocchio, në via Casilina.

Të dy shqiptarët, të dënuar më parë për drogë, janë qëlluar ndërsa ndodheshin në makinën e marrë me qira.

Policia italiane ka nisur një hetim mbi ngjarjen dhe sipas mediave, dy të rinjtë ndodhen jashtë rrezikut për jetën.


Shtuar 3.03.2024 20:17