Përshkallëzohet konfliketi Kinë-Tajvan, 35 avionë kinezë fluturojnë në afërsi të ishullit

Ministria e Mbrojtjes e Tajvanit zbuloi 35 avionë ushtarakë kinezë dhe tetë anije detare rreth Tajvanit rreth orës 06:00 me orën lokale të mëngjesit të sotëm.

Nga 35 avionë të Ushtrisë Çlirimtare Popullore (PLA), 15 hynë në Zonën e Identifikimit të Mbrojtjes Ajrore të Tajvanit (ADIZ), sipas ministrisë.

Si përgjigje, Tajvani ka dërguar avionë, anije luftarake për të gjurmuar avionët dhe anijet kineze.

Kina e konsideron Tajvanin  si pjesë të territorit të saj dhe nuk ka pranuar në asnjë moment pavarësinë si shtet më vete. Konfliktet u përshkallëzuan pas vizitës së lideres tajvaneze në SHBA, gjë që ishte paralajmëruar nga Kina.


Shtuar 12.04.2023 17:51