Përmbytjet godasin Barcelonën, anulohen mbi 100 fluturime pas reshjeve intensive në Spanjë

Një situatë e rënduar atmosferike ka përfshirë Spanjën, ku reshjet e dendura kanë shkaktuar përmbytje të shpejta në disa zona. Për shkak të intensitetit të shiut, Barcelona është vendosur nën alarm të kuq.

Të lidhura

None found

Në Barcelonë, uji ka pushtuar rrugë, tunele dhe segmente të rrjetit të transportit, ndërsa disa stacione metroje janë përmbytur. Kjo ka sjellë vështirësi të mëdha në lëvizjen e automjeteve dhe qytetarëve.

Pasojat janë ndier edhe në transportin ajror. Në aeroportin Barcelona-El Prat janë anuluar mbi 100 fluturime, duke shkaktuar vonesa dhe kaos për udhëtarët.

Autoritetet kanë dhënë alarme emergjente në nëntë rajone të vendit. Në Katalonjë, sasia e reshjeve mund të arrijë deri në 180 litra për metër katror brenda tre orëve.

Moti i përkeqësuar ka prekur veçanërisht zonat verilindore dhe veriperëndimore të Spanjës. Alarm i kuq është shpallur gjithashtu në Extremadura.

Përballë rrezikut nga vërshimet e menjëhershme dhe problemet në qarkullim, autoritetet u kanë kërkuar banorëve dhe turistëve të tregojnë kujdes të shtuar.


Shtuar më 30.09.2026 12:57

sultanbeyli escortMarsbahispusulabetjojobetjojobetcasibomMarsbahisCasino welcome bonusjojobetcasibomjojobetmarsbahismarsbahis güncel girişcasinoroyalmadridbetmadridbet girişmadridbetjojobetholiganbet girişjojobetbetparkbahsegelbahsegeljojobetmarsbahisfixbetfixbet girişjojobet giriş